Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sezoni turistik, nga 1 korriku policia e Kosovës dhe Shqipërisë me patrullime të përbashkëta

NULL NULL
30.06.2025 15:27

Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë, nga data 1 korrik 2025 zyrtarisht do të nisë patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në territorin shqiptar.

Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkruan nga drejtorët e dy policive, Ilir Proda dhe Gazmend Hoxha.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i sigurisë rrugore, menaxhimi më efikas i trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet, si dhe parandalimi i shkeljeve dhe aksidenteve rrugore gjatë muajve të verës”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.