Sevilla në Varshavë? NULL NULL 08.05.2015 08:31 08.05.2015 08:31 Ndeshja e mbrëmshme u siguroi spanjollëve udhëtim më të qetë për në Firence, e me gjasë edhe finalen e Varshavës. Kalimi i limiteve të historisë e bënë Sevillën e Unai Emery të jetë shumë afër finales së Varshavës, e katërta në historinë e klubit. Golat e këmbëshpejtit Aleix Vidal dhe Gameiros, që shënoi qysh në prekjen e parë, i dhanë Sevillës diferencën prej 3-0 duke e lënë Fiorentinën të bëjë sehir. Qysh nga fillimi i ndeshjes Sevilla tregoi potencën duke sulmuar me gjithë forcën e luajtur me zemër. Përpjekjet u shpërblyen ne çerekun e parë kur shënoi Vidal. Megjithë avancimin në rezultat loja nuk u bë më e lehtë për spanjollët, kryesisht shkaku i lojës së mirë të Joaquin, që përkundër 34 viteve që ka ishte shumë i rrezikshëm. Fiorentina pati mundësi të barazonte rezultatin pak minuta pas disavantazhit, por Matias nuk u tregua i saktë. Faktor tjetër që ndikoi që Sevilla të mos pranojë gol ishte edhe performanca e jashtëzakonshme e gardianit Sergio Rico që i mohoi Salah një mundësi të shkëlqyer. Pjesa e dytë u mbizotërua pothuaj krejtësisht nga Sevilla. Vidal shënoi prapë për të thelluar rezultatin, ndërsa për ta vulosur u përkujdes Krychoëiak në minutat e fundit të ndeshjes. Megjithë rezultatin e thellë, duke u bazuar në vitin e kaluar kur pothuaj u eliminuan nga Valencia edhe pse kishin përparësi, për spanjollët finalja është ende 90 minuta larg. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 4 days