Sevilla fiton, Napoli dhe Dnipro barazojnë NULL NULL 07/05/2015 07/05/2015 Sevilla - Fiorentina 3:0, Napoli - Dnipro 1:1 Kanë përfunduar ndeshjet gjysmëfinale të Europa League. Sevilla e mposhti Fiorentinen me rezultat 3:0 në shtëpi, për të përfunduar pothuajse gjithçka në raundin e parë gjysmëfinal. Edhe pse posedimin e topit e pati skuadra e Fiorentinës, nuk arriti që t’i konkretizojë rastet që pati. Në minutën e 17-të të ndeshjes Aleix Vidal i dha epërsinë Sevillës. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e takimit. Me t’u kthyer në pjesën e dytë, përsëri Vidal e gjeti cakun në minutën e 52, kurse Kevin Gameiro në minutën e 75 e ngriti epërsinë në 3:0. Në ndeshjen e zhvilluar në Itali, Napoli barazoi me Dnipron e Ukrainës 1:1. Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 0:0. Loja në përgjithësi ishte e qetë dhe me raste të rralla nga të dyja palët. David Lopez në minutën ’50 të ndeshjes arriti të zhbllokojë rezultatin, për ta dërguar skuadrën e tij në epërsi. Pas një dominimi të posedimit të topit, skuadra ukrianase arriti të barazojë në 1:1, përmes Yevhen Seleznyov në minutën e 81-të. Gjithçka ka mbetur e hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave.