Serwer: S’ka vazhdim të dialogut para zgjedhjeve në Serbi NULL NULL 28.01.2020 12:06 28.01.2020 12:06 Unë nuk shoh se si dialogu mund të vazhdojë para formimit të Qeverisë në Prishtinë, dhe mund të vonohet më tej me zgjedhjet e majit në Serbi. Kështu thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, duke shtuar se ai nuk beson se është në interes të Kosovës të negociojë gjatë fushatës zgjedhore në Serbi. Lidhur me Letrën e Synimit për krijimin e linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njoftimin për një përpjekje për të rikthyer trafikun hekurudhor, Serwer thekson se të dyja palët duhet të tërheqin njëkohësisht lëvizjet e tyre, taksa duhet të hiqet dhe fushata për tërheqjen e njohjes së Kosovës duhet të përfundojë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. Ai beson se presidenti amerikan Donald Trump pa dyshim se po kërkon ndonjë sukses ndërkombëtar që do të largonte vëmendjen nga gjyqi në Senat, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 14 minuta më parë