Serwer: Shkëmbimi i territoreve, ide e keqe - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serwer: Shkëmbimi i territoreve, ide e keqe

NULL NULL
07/09/2018

Analisti amerikan për çështjet në Ballkan, Daniel Serwer e ka cilësuar idenë e shkëmbimit territorial midis Kosovës dhe Serbisë, si një ide të dëmshme të cilës nuk duhet t’i vijë koha.

“Unë mendoj se nuk ka të bëjë me territorin, ka të bëjë me njerëzit që mendohet të jenë në anën e gabuar të vijës. Njerëzit në Kosovë duhet të trajtohen si qytetarë të Kosovës dhe kanë të drejtë të mbrohen, pavarësisht se kush janë ata”.

Ndërkohë që analisti serb, Dragomir Angjelkoviq,  ka deklaruar se Serbia nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ndonjë territor si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Për të dalë nga kjo situatë, në të cilën Kosova nuk mund ta përfundojë me të vërtetë shtetësinë e saj dhe të hyjë në OKB, për shkak se gjysma e vendeve të botës nuk e njohin atë … fillon kështu, Serbia duhet ta marrë veriun e Kosovës në këmbim të njohjes ndërkombëtare”, ka thënë Angjelkoviq, transmeton Klan Kosova.