Serwer dhe Bieber: Marrëveshja e Washingtonit do të harrohet shpejt, s'është ndonjë hap i madh

Serwer dhe Bieber: Marrëveshja e Washingtonit do të harrohet shpejt, s’është ndonjë hap i madh

NULL NULL
1 muaj më parë

Marrëveshja e Washingtonit nuk ka ndonjë risi, sepse numri i atyre pikave tashmë janë adresuar në dialogun e kryesuar nga BE-ja në mes Beogradit dhe Prishtinës, tha Florian Bieber, profesor në Universitetin e Grazit dhe anëtar i Grupit Këshillues për Ballkan në Europë. Marrëveshja nuk është ndonjë hap i madh drejt normalizimit dhe do të harrohet pavarësisht se kush fiton zgjedhjet e ardhshme në SHBA, thotë profesori i Universitetit John Hopkins Daniel Serwer.

Gjatë debatit virtual të organizuar nga Klubi Social i Mitrovicës me titull “Procesi i Dialogut Beograd-Prishtinë: Një trekëndësh i paqartësive konstruktive”, Daniel Serwer dhe Florian Bieber diskutuan për negociatat Beograd-Prishtinë në Washington dhe Bruksel dhe u përqendruan në marrëveshjet e arritura, si dhe implikimet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara për rajonin, njofton Klan Kosova.

Duke diskutuar implikimet e marrëveshjes së Washingtonit për Serbinë dhe Kosovën Daniel Serwer tha se marrëveshja nuk pasqyron një hap përpara në marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai shtoi se, pavarësisht relevancës së ulët të interesit në publikun amerikan, marrëveshja shihet gjerësisht si një mjet i rëndësishëm në fushatën e rizgjedhjes së Donald Trumpit.

“Një zgjidhje politike në këtë pikë nuk duket e mundshme sepse nuk ka “oreks” për të nga pala serbe por një marrëveshje ekonomike është një strategji e mirë”, tha Serwer duke paralajmëruar se mund të ketë pasoja negative për marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë me BE-në.

Duke folur për implikimet e marrëveshjes për marrëdhëniet në mes BE-së, Serbisë dhe Kosovës, Floran Bieber, tha se marrëveshja përmban një numër pikash për të cilët BE-ja kishte rënë dakord me Serbinë dhe Kosovën vite më parë, siç është njohja e ndërsjellë e diplomave dhe projektet për ndërtimin e autostradës disa prej të cilave tashmë janë ndërtuar me fonde të BE-së. Bieber shtoi se ka aspekte të marrëveshjes që kundërshtojnë disa nga politikat e BE-së, të tilla si vendimi famëkeq i Kosovës dhe Serbisë për të hapur dhe zhvendosur ambasadat e tyre në Jerusalem.

“Zhvendosja e ambasadave nga Tel Aviv në Jerusalem do të ishte kundër politikave të BE-së. Ky është veçanërisht një problem për Serbinë, e cila tashmë nuk është në linjë me politikën e jashtme të BE “, shtoi ai.

Bieber theksoi gjithashtu se mungesa e një qëndrimi të përbashkët SHBA-së dhe BE-së, si aktorët më të rëndësishëm politikë, mund të minojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mund të rrisin potencialisht leva për autoritarizëm në rajon.

Të dy panelistët pretendojnë që marrëveshja e Washingtonit nuk mori tamam vëmendje në publik dhe nuk është marrë seriozisht nga politikëbërësit.

“Kjo marrëveshje do të harrohet shumë shumë shpejt në SHBA, si me Biden si me Administratën Trump”, tha Serwer.

Ngjashëm, Bieber shtoi se nuk është suprizë marrëveshja nuk mori vëmendje të mjaftueshme në publikun ndërkombëtar.

“Këtu kishte një dialog të ndërmjetësuar nga Serbia dhe Kosova për 10 vjet, kështu që (marrëveshja) nuk ka vlerë të shtuar”, tha Bieber.

Artikulli është publikuar fillimisht në European Western Balkans.