Sërish kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës NULL NULL 19.04.2023 16:48 19.04.2023 16:48 Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është pranuar sërish një kërcënim me bombë. Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara. “Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, tha Gara. Ndërkohë, kërcënim të njëjtë pati edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se kërcënimi ishte i rremë.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023