Sërish debate në komisionin për dekriminalizimin NULL NULL 27.04.2015 16:55 27.04.2015 16:55 Në komisionin e posaçëm parlamentar vijon debati mbi dekriminalizimin e Parlamentit. Në fjalën e tij, kryetari i komisionit, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se, dekriminalizimi është një kauzë që PD do ta çojë deri në fund. Edhe deputeti tjetër demokrat, Eduart Halimi ka deklaruar se, komisioni duhet të veprojë me hapa të shpejtë, në mënyrë që rezultatet e punës së tij të arrihen para zgjedhjeve të 21 Qershorit. Nga ana tjetër, deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar PD-në se, nga njëra anë kërkon dekriminalizimin, ndërsa nga ana tjetër ka futur në garën elektorale të zgjedhjeve vendore kandidatë me precedentë penalë. “8 kandidatë të PD-së në këto zgjedhje janë me precedentë penalë”, ka thënë Balla, i cili megjithatë ka shprehur gatishmërinë e shumicës për të shqyrtuar kërkesat e opozitës. / Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova E iniciuar në shkurt, s’votohet rezoluta e AAK-së për punën dyvjeçare të qeverisë 7 minuta më parë
Lajme Parlamenti zviceran miraton ndalimin e mbulesës së plotë të fytyrës si burka dhe vendos gjoba për shkelësit 1 orë më parë