Serie New Girl largohet nga Netflixi NULL NULL 13.03.2023 22:32 13.03.2023 22:32 Sitkomi New Girl do të largohet nga Netflixi pas dhjetë vjetësh në këtë platformë. Është bërë e ditur që kjo komedi nuk do të jetë më e disponueshme për përdoruesit e Netflixit që nga muaji i ardhshëm, më saktësisht më 17 prill. Sipas raportimeve nga Variety, kjo lëvizje vjen në kuadër të një ujdie midis Disneyt dhe NBC Universalit, për t’i lejuar të dyja platformat që t’i ndajnë të drejtat e trasmetimit për këto seri. Shou i Foxit daton nga periudhat 20211-2018 dhe në kast kishte Zooey Deschanelin, Jake Johnsonin, Max Greenfieldin, Lamorne Morrisi dhe Hannah Simonen.