Serie A: Sonte derbi Roma – Milan NULL NULL 28.02.2021 12:07 28.02.2021 12:07 Dita e diel do të jetë e rezervuar edhe për një tjetër derbi drithërues në mes të Romës dhe AC Milan. Ndeshja e cila fillon në 20:45 në “Stadio Olimpico”, do të ofroj për adhuruesit e futbollit emocione të mëdha. Milan aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 49 pikë, kurse Roma është në të katërtin me pesë pikë më pak. Mbetet të shihet se cila skuadër do të arrijë t’i marrë në fund pikët e plota. Në rast të fitores së “gjallorosëve” do t’i afroheshin edhe më shumë “rossonerëve” duke kaluar në pozitën e tretë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë