Serialet që duhet t’i ndiqni në 2018 (VIDEO) NULL NULL 11.04.2018 20:16 11.04.2018 20:16 Gjigandët televiziv si Netflix, ABC, BBC e shumë të tjerë do të na ofrojnë një mori serialesh të mahnitshme gjatë vitit 2018. Dramë, krim, aksion dhe fantashkencë janë disa nga gjërat që do t’i gjejmë në publikimet e këtij viti. McMafia James Norton shfaqet në rolin kryesor në këtë dramë televizive. Ai portretizon të birin e një gangsteri rus në ekzil, i cili futet çdo herë më thellë në botën e krimit të organizuar. Altered Carbon I bazuar në novelën e vitit 2002, ky serial kompleks fantashkencë ka në qendër Joel Kinnaman. Ngjarjet zhvillohen në një botë ku mendjet njerëzore mund të ruhen në mënyrë digjitale dhe mund të vendosen në trupa të rinj. https://www.youtube.com/watch?v=dhFM8akm9a4 Sharp Objects Ky serial bazohet në novelat e shkrimtarit Gillian Flynn, ku do të aktrojnë Amy Adams. Ajo portretizon një gazetare e cila duhet të tejkalojë problemet personale përderisa heton vrasjen e një vajze të re. In the Dark Helen Weeks bëhet pjesë e dy rasteve që e testojnë më së shumti hjatë karrierës së saj. E kaluara nuk mund të fshihet gjithmonë. Collateral Ngjarja zhvillohet rreth vrasjes së një personi që dërgon pizza. A është diçka e rastësishme apo ka më shumë rreth kësaj, e kuptoni në vazhdimin e serialit. https://www.youtube.com/watch?v=gJmjKv7WP7U *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 13 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 18 orë më parë