Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sergiy Maslichenko emërohet drejtor i ri BERZH-it në Kosovë

NULL NULL
21.02.2023 14:04

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka emëruar Sergiy Maslichenko si Drejtor të saj në Kosovë.

Ai do të drejtojë operacionet e Bankës nga Prishtina, ku BERZH ka investuar rreth 600 milionë euro që nga fillimi i operacioneve të saj në Kosovë në vitin 2012.

Në komunikatën për media të BERZH-it, Sergiy Maslichenko ka punuar për BERZH-in në Kiev, Ukrainë, në vitet 2007-2019 në fushën e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike, duke menaxhuar reformën e politikave dhe projektet e investimeve. Në dy vitet e tij të fundit në këtë departament, ai shërbeu si drejtor i bordit të Fondit të Gjelbër për Rritje. Në periudhën 2019-2020 ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Energjisë dhe Mjedisit i Ukrainës, dhe më vonë ka themeluar dy platforma financimi për klimën.

Kthimi i Sergiy në BERZH dhe emërimi në Kosovë vijnë në kohën kur investimet e Bankës në Kosovë po fokusohen gjithnjë e më shumë në energjinë e gjelbër dhe dekarbonizimin e ekonomisë. Vitin e shkuar, 80 përqind e investimeve vjetore të Bankës, që kapën vlerën 91 milionë euro, ishin të dedikuara për energji të gjelbër, efiçiencë të energjisë në ndërtesa, linja të kreditit për NVM për investime në efiçiencën e energjisë dhe projekte të tjera të tranzicionit me karbon të ulët, përcjell Klankosova.tv.

Së fundi, rreth një e treta e konsumit të përgjithshëm në Kosovë plotësohet nga energjia e ripërtërishme, duke përfshirë hidro, erë dhe solar, dhe biomasë.

Sergiy Maslichenko tha: “Jam shumë i nderuar të udhëheq punën e rëndësishme të BERZH-it në Kosovë – një vend i ri me potencial të lartë. Mezi pres të punoj së bashku me Qeverinë e Kosovës, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile për të mbështetur rritjen ekonomike të vendit, ndërtimin e një ekonomie të gjelbër dhe reziliente dhe forcimin e integrimit rajonal dhe investimeve të huaja.”

Udhëheqësi i mëparshëm i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, i cili e mbajti këtë pozitë për pesë vjet, ka kaluar në një pozitë në selinë e BERZH-it në Londër duke u fokusuar në transformimin organizativ.

Strategjia aktuale e BERZH-it për Kosovën, e miratuar në janar 2022, fokusohet në zhvillimin e sektorit privat, kalimin në ekonominë e gjelbër dhe forcimin e integrimit dhe lidhshmërisë rajonale.

 

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.