Serena Williams mposhtet nga Wang Qiang në Australian Open

Serena Williams mposhtet nga Wang Qiang në Australian Open

8 muaj më parë

Tenistja e njohur Serena Williams, ka dështuar sot në Australian Open në xhiron e tretë, duke u eleminuar nga kundërshtarja Wang Qiang.

Kampionja e shtatëhertë e Australian Open, humbi ndaj profesionistes kineze të tenisit Wang Qiang me këto rezultate, 6-4, 6-7(2) dhe 7-5, njofton Klan Kosova.

Në të njëjtën kohë kur Williams po luftonte në Rod Laver Arena, shoqja e saj e ngushtë Caroline Wozniacki luajti ndeshjen e fundit të karrierës së saj në Melbourne Arena.

Ajo humbi ndaj Ons Jabeur të renditur në vendin e 78-të të Tunizisë, 7-5, 3-6, 7-5 .

Williams dhe Wozniacki do të ishin përballur me njëra-tjetrën në raundin e katërt, por ato u mposhtën nga dy konkurrente të tyre të cilat nuk njihen shumë për triumfe.