Serbia sërish e shkel marrëveshjen, Daçiqi falënderon Hungarinë për votën kundër Kosovës në KiE NULL NULL 11.05.2023 00:54 11.05.2023 00:54 Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është takuar me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, ku e falënderoi atë për qëndrimin e Hungarisë ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Me këtë, Serbia edhe një herë e ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, ku palët kanë rënë dakord që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, e cila tha “Serbia turpëron dhe zhvlerëson Perëndimin duke shkelur haptazi dhe me krenari nenin 4 marrëveshjes”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023