Serbia nuk kalon, Amerika prek finalen olimpike në basketboll NULL NULL 08.08.2024 22:58 08.08.2024 22:58 Lebron James duke i shënuar Serbisë në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike. Foto: AP Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar gjysmëfinalen dramatike kundër Serbisë në basketboll në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Serbët ishin më të mirë se amerikanët në tre çerekët e ndeshjes, ndërsa ShBA-ja u kthye tek në çerekun e fundit. Çerekun e parë, Serbia e fitoi me rezultat 23-31, të dytin 20-23, të tretin 20-23 kurse në çerekun e katërt, Amerika e la Serbinë me vetëm 15 pikë, duke e fituar atë me 17 pikë diferencë, 32-15. Më i dalluari ishte Stephan Curry me 36 pikë, dy asistime e tetë topa të vjedhur, kurse te serbët më i miri ishte Bogdanoviq me 29 pikë, tri asistime e katër topa të vjedhur. Në finalen e Lojërave Olimpike në basketboll, Amerika do të përballet me Francën, të cilët e mposhtën Gjermaninë me rezultat 73:69. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Basketboll Java e parë e Superligës në basketboll, Urim Zenelaj zgjidhet lojtari më i mirë 16/09/2024