Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia nuk heq dorë nga lobimi kundër Kosovës në Interpol

NULL NULL
18.09.2019 13:51

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se vendi i tij nuk heq dorë nga lobimi aktiv kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Sipas tij, deklaratat e Prishtinës nëse duhet të aplikojnë sërish për anëtarësim në këtë organizatë policore janë një “histori politike” dhe përpjekje për të devijuar vëmendjen e Serbisë për këtë temë, transmeton Klan Kosova.

Stefanoviq është shfaqur i bindur se “Kosova do të luftojë për t’u bërë anëtare e Interpolit deri në fund, por që Serbia, me mbështetjen e partnerëve të saj, do të jetë në gjendje ta parandalojë atë”.

Asambleja e Përgjithshme e Intepolit do të mbahet në Kili në muajin tetor, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme