Serbia nuk e pranon gjakun kosovar NULL NULL 07.08.2022 18:52 07.08.2022 18:52 Artisti 25-vjeçar shtetas i Serbisë, me prindër nga Kosova, Kemil Bekteshi shpesh në veprat e tij artistike trajton situatën gjeopolitike në Ballkan. Një nga veprat e tij është edhe “Gjaku i Vjetër”, ngjarje që u zhvillua në Institutin për Transfuzionin e Gjakut të Serbisë, në të cilën vepër ai vë në pikëpyetje marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Unë jam me origjinë nga Beogradi. Prindërit e mi kanë emigruar nga Kosova në Serbi dhe unë kam lindur atje. Në Beograd ndoqa shkollën fillore dhe arsimin bazë. Unë kam nënshtetësi serbe. Mirëpo, prindërit e mi janë me origjinë nga Kosova, që do të thotë se në venat e mia rrjedh gjak i pastër kosovar”, ka thënë Bekteshi. Për realizimin e kësaj vepre, ai është motivuar nga një ngjarje personale, shkruan Balkans.aljazeera, transmeton Klankosova.tv. Bekteshi vendosi që për herë të parë në jetën e tij të dhuronte gjak, e këtë e bëri me letërnjoftim të Kosovës, për të parë nëse Serbia do ta pranonte atë, por ata e refuzuan një gjë të tillë. Shfaqja e dhurimit të gjakut, filloi më 7 shtator të vitit 2021 dhe deri më tani është realizuar dy herë, ku në të dyja rastet gjaku i Bekteshit është refuzuar. Ai u shpreh se herën e parë u trondit, ndërkaq për të dytën nuk dinte më se çfarë të mendonte. “Herën e parë u trondita, nuk e mendoja se gjaku do të refuzohej, ndërkaq herën e dytë e dija se çfarë përfundimi më priste. Pas performancës më lindi një pyetje e re. Më interesonte nëse do të pranohej gjaku, nëse dikush do të duhej ta merrte, a do të duhej të theksohej se është gjak i Kosovës”, ka shtuar Bekteshi. Tutje, ai ka treguar se para se të dhuronte gjak, e kishte plotësuar formularin e nevojshëm me dokumente të Kosovës. “Para se të dhuroni gjak, duhet të plotësoni një formular me informacionet tuaja bazë dhe t’u përgjigjeni shumë pyetjeve. Në formularin tim ka të dhëna për vendbanimin tim serb, por si dokument identifikimi unë e kisha letërnjoftimin e Kosovës. Karta e identitetit është dëshmi vizuale se gjaku i Kosovës rrjedh nëpër venat e mia. Këtu në fakt lind konfuzioni dhe dilema. Nëse do të pranohej gjaku i dhuruar me letërnjoftim të Kosovës, atëherë do të njihej shtetësia dhe pavarësia e Kosovës”, theksoi tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë