Serbia në zi për tre serbët e vrarë në sulmin terrorist në Banjskë NULL NULL 26.09.2023 10:42 26.09.2023 10:42 Nesër është shpallur ditë zie në Serbi. Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Republikës së Serbisë në seancën e sotme të jashtëzakonshme. Kjo pasi për shkak se tre terroristë serbë u vranë në sulmin në Banjskë të Zveçanit, transmeton Klankosova.tv. “Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e manifestimeve publike që programin e tyre ta përshtatin të mërkurën, më 27 shtator dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025