Serbia ka presion ta njohë Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia ka presion ta njohë Kosovën

NULL NULL
14/10/2015

Marko Gjuriq, kreu i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se ka një amendament të ri në draft-platformën e Kapitullit 35 nga shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas tij kjo i përkeqëson kushtet që i parashtrohen Serbisë për integrim në BE dhe e shton presonin për njohjen e pavarësisë së Kosovës direkt apo indirekt, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Kryeministri Aleksander Vuçiq po e mendon shumë seriozisht shqyrtimin e të ardhmes së procesit të dialogut, jetës politike në vend dhe ndoshta edhe vetë qeverinë”, ka thënë Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë.

Gjermania është propozuesi i amendamentit, i cili po ashtu është mbështetur edhe nga Britania e Madhe dhe Kroacia.