Serbia i shlyen shqiptarët e Luginës së Preshevës nga regjistrat civilë NULL NULL 18.08.2019 22:34 18.08.2019 22:34 Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ditëve të fundit ka shlyer qindra qytetarë shqiptarë nga regjistri civilë në Medvegjë. Me këtë veprim atyre u pamundësohet shfrytëzimi i të drejtës elementare për vendbanim dhe zgjedhje. ‘Gjendja është jashtëzakonisht e keqe, kemi problem me shlyerjen e shqiptarëve nga listat e votuesve. Kemi marrë hapa për ndalimin por Beogradi dhe serbët në Medvegjë nuk duan të kuptojnë që Medvegja ka shqiptarë dhe do të jenë gjithmonë me shqiptarë’ tha Florim Sahiti- këshilltar në KK Medvegjë. Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSH) ‘Kemi kundërshtuar këtë proces diskriminues, anti-ligjor që po bëhet ndaj shqiptarëve të Medvegjës. Në këtë kuadër pavarësisht të gjithave që janë duke u përballur shqiptarët e Medvegjës, ne do duhej të mbledhim forcat dhe të kërojmë të drejtat tona’ tha Mustafa./rtk/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024