Serbia i dërgon letër ngushëllimi Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non-grata - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia i dërgon letër ngushëllimi Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non-grata

NULL NULL
16/08/2022

Mali i Zi e ka vlerësuar si nënçmim dhe ” gjest jashtëzakonisht të papërshtatshëm” mënyrën se si presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka zgjedhur t’i shpreh ngushëllime presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, për tragjedinë që ndodhi ditë më parë, kur një person në Cetinë vrau 10 persona e plagosi disa të tjerë,

Siç shkruan “Danas”, Vuçiqi e ka ngushëlluar Gjukanoviqin përmes ambasadorit që më 2020 ishte shpallur person non grata.

Vladimir Bozhoviq ishte shpallur person i padëshirueshëm në Mal të Zi, teksa ishte ambasador në nëntor të vitit 2020 dhe ai e nisi letrën ngushëlluese të Vuçiqit përmes adresës zyrtare.

“Lëvizja e sotme paraqet një akt tjetër mosrespektimi ndaj institucioneve të Malit të Zi. Është e papranueshme që Bozhoviq po e përdor ngjarjen tragjike në Cetinë për të vazhduar praktikën e tij të përfaqësimit të rremë dhe shkeljes së konventave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë e Presidencës së Malit të Zi, përcjell “Danas”.

Në letrën e dërguar nga Vuçiq, e cila dyshohet se është dërguar fillimisht nga adresa e emailit të Bozhoviqit, i shprehen ngushëllime presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, si dhe kryeministrit Dritan Abazoviq, dhe mbështetje për qytetarët e Malit të Zi.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe veçanërisht për familjet e viktimave. I dërgoj ngushëllimet e mia presidentit Milo Gjukanoviq dhe kryeministrit Dritan Abazoviq. E gjithë Serbia është me ta”, tha Vuçiq.