Serbia i dërgon EULEX-it garanci për lirimin e Axhiqit dhe Trajkoviqit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia i dërgon EULEX-it garanci për lirimin e Axhiqit dhe Trajkoviqit

NULL NULL
02.03.2023 14:52
EULEX

Zyra për Kosovë në Serbi i ka dorëzuar misionit të EULEX-it garancionet e qeverisë serbe, të cilat kërkojnë që serbët e arrestuar Miljan Axhiq dhe Sllagjan Trajkoviq të lirohen nga burgu deri në përfundimin e procedurës së mbrojtjes.

“Qeveria e Serbisë përfundoi duke dhënë garanci shtetërore se Axhiq dhe Trajkoviq do të jenë në dispozicion të misionit të EULEX-it gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës kundër tyre, nëse personat e përmendur lirohen përkohësisht nga paraburgimi gjyqësor në Podujevë dhe atyre u lejohet të mbrohen në liri”, njofton kjo zyrë, shkruan RTS, përcjell Klankosova.tv.

Millan Axhiq u arrestua më 9 dhjetor të vitit 2022 në vendkalimin Jarinjë, ndërsa Slladjan Trajkoviq u arrestua më 15 dhjetor në të njëjtin vend.