Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia do të kërkojë dënime të ashpra ndaj federatave të Shqipërisë e Kroacisë

NULL NULL
20.06.2024 09:20
Tifozët shqiptarë në ndeshjen Shqipëri-Kroaci në Euro 2024. Foto ilustruese | AP
Tifozët shqiptarë në ndeshjen Shqipëri-Kroaci në Euro 2024. Foto ilustruese | AP

Shqipëria dhe Kroacia në ndeshjen e djeshme u ndanë në paqe në fushë, por edhe në tribuna.

Fansat e dy kombëtareve edhe para ndeshjes u panë duke festuar të bashkuar, ndërsa nuk u raportua as edhe një incident i vetëm mes tyre.

Por, thirrjet që tifozët bënë gjatë ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 2-2, ka mundësi t’u sjellin gjoba të majme federatave respektive, transmeton Klankosova.tv.

Në tribuna u dëgjuan thirrje të ndryshme, mes të cilave edhe ajo që bënte thirrje për “vrasjen e serbëve”.

Për këtë ka ardhur një reagim jozyrtar nga Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), e cila pritet t’i kërkojë UEFA-s dënimet më të ashpra të mundshme për federatat kroate dhe shqiptare të futbollit, tha sekretari i përgjithshëm i FSS-së, Jovan Shurbatoviq.

“Skandaloze. FSS do t’i kërkojë UEFA-s të marrë sanksione, me çmimin e mos vazhdimit të Evropianit. Kjo kërkon sanksionet më të rënda me një shënim, në mënyrë që të mos ndodhë më”, tha Shurbatoviq për radiotelevizionin publik serb. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme