Serbi, shfaqen shenja kundër fesë islame (FOTO) NULL NULL 26.03.2019 11:39 26.03.2019 11:39 Gjatë fundjavës së kaluar, disa shenja u vendosën në qendër të Suboticës për ndalimin e pranisë së grupeve të fesë islame. Shenjat ku shihet minarja e xhamise dhe hëna – simbol i njohur islamik – u vendosën nëpër objkte komerciale te ndryshme. Bashkësisë Islame në Serbi shprehu shqetësim lidhur me atë se si Subotica lejoi të zgjohej në prani të këtyre mesazheve. “Një mesazh i qartë për muslimanët që jetojnë në këtë vend prej shumëkombësh: ndërtesa e tyre e vetme fetare, Xhamia Muhajer, është e padëshirueshme në këtë qytet, dhe me të, anëtarët e islamit të cilët tradicionalisht kanë pasur marrëdhënie të mira me bashkëqytetarë tjerë nga 25 bashkësi të ndryshme kombëtare”. Ky institucion fetar pret nga autoritetet kompetente të Ministrisë së Punëve të Brendshme që kryesit e këtij akti të sillen para drejtësisë sa më shpejt dhe anëtarët e komunitetit islamik në Suboticë dhe vende të tjera ku ka rrezik potencial të kenë siguri të plotë personale dhe të pronës. Ngjitësit ishin vendosur në pjesën e jashtme të objekteve që punojnë rregullisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 7 sekonda më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 3 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 39 minuta më parë