Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbi Nikoliq para meçit provokon Jakajn në baza kombëtare

NULL NULL
17.03.2023 12:04
marko nikolic nikoliq

Me 24 mars, në datën kur forcat paqeruajtëse të NATO-s filluan bombardimet ndaj Serbisë, boksieri shqiptar më perspektivë, Bernardin Jakaj do të boksojë kundër Marko Nikoliqit, aktualisht boksieri më i mirë serb.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin austriak, Vjenë, raporton Klankosova.tv.

Bernardin Jakaj deri më tani është i pamposhtur, dhe 11 nga 13 meçet e tij i ka përfunduar para kohe.

Ai mban brezin IBO CONTINENTAL të cilin e fitoi kundër boksierit holandez, Naser Bukenya.

Nikoliq është dy herë kampion mediteran në WBC dhe ka 30 fitore e 2 humbje.

Që prej momentit të zyrtarizmit të meçit, boksieri serb ka filluar provokimet në rrjetet sociale në baza kombëtare ndaj boksierit Jakaj i cili përballjen po e pret në heshtje.

Bernardin Jakaj Marko Nikolic Nikoliq

Duke qenë se në Vjenë ka një numër të madh të komunitetit serb, pritet që si kurrë më parë, salla të jetë e mbushur.

Sipas organizatorëve, bazuar në të kaluarën mes dy vendeve tona, autoritetet policore austriake kanë marrë përsipër sigurinë në palestrën ku do të zhvillohet ky meç.

Ky meç do të transmetohet live në Klan Kosova dhe Art Motion, të premten me fillim nga ora 20:30. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.