Serbi fillon ndërtimin e fermës, fqinjët shqiptarë kundërshtojnë (VIDEO) NULL NULL 10.09.2016 20:12 10.09.2016 20:12 Me ndihmën e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, serbi Boban Bozhiq nga Plemetini i Obiliqit, ka filluar ndërtimin e shtallës. Mirëpo ky ndërtim nga një pjesëtarë i minoritetit serb, po kundërshtohet nga fqinjët e tij shqiptar. Lagjja Ibrahimi e fshatit Plemetin, po thotë se kjo do t’ua rëndojë edhe më shumë ambientin. Këta banorë thonë se fillimisht ishte ndalur puna e pastaj i është lëshuar leja nga komuna e Obiliqit. Ndërsa tani që po ndërtohet ferma, fshatarët thonë që nuk u ka mbetur më përveç të lëshojnë fshatin. Banorët thonë që kanë nënshkruar edhe peticion me mbi 65 nënshkrime por nuk u janë marrë parasysh. Mirëpo, Boban Bozhiq thotë se me këtë fermë po e mbron ambientin pasi që deri më tani nuk i ka pasur kushtet e duhura për mbajtjen e mbi 25 lopëve. Për më shumë detaje, zgjidheni kronikën nga Halil Berisha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 29 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 2 orë më parë