Serbi: Arrestohet babai pedofil që përdhunoi vajzën për 7 vjet NULL NULL 26.01.2024 20:57 26.01.2024 20:57 pedofili serb i dyshuar Në një aksion të policisë dhe prokurorisë në Novi Pazar të Serbisë është arrestuar një burrë 54 vjeçar me inicialet, i dyshuar se ka detyruar vajzën e tij të mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me të, raporton Blic.rs, transmeton Klan Kosova. Anëtarët e sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd arritën në këtë njohuri, sepse ky është një person i cili u dënua disa vite më parë për joshje të vajzave të mitura. Siç bëhet e ditur, dyshohet se ai përmes mesazheve në rrjete sociale u ka dërguar personave të tjerë foto ku shihet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Ai ka shpërndarë foto me vajzën e tij. Në përshkrimin e profilit të N.D. thotë “gjahtar i zjarrtë, vrasës i heshtur” Ai ka ndarë foto me vajzën e tij, ndërsa në komente u është përgjigjur të njohurve sikur asgjë nuk po ndodh. Në përshkrimin e fotove ka përdorur shprehjen “e ëmbla ime e ëmbël”. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, dyshohet se i dyshuari e ka detyruar vajzën e tij të kryejë marrëdhënie seksuale që nga mosha gjashtëvjeçare. N.D është në burg në Beograd. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për zhdukjen e 13-vjeçares: Shpërndani thirrjen 29/06/2025