Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbi: Arrestohet babai nën dyshimin se përdhunoi të bijën e tij që kur ajo ishte 6 vjeçare

NULL NULL
26.01.2024 17:25
babai perdhunon te bijen ne serbi
Pamje nga profili i të dyshuarit në Facebook.

Një burrë 45-vjeç nga Novi Pazari, Serbi, është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar vajzën e tij 13-vjeçare, shkruan media serbe “Blic”.

Raportohet po ashtu se ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të që në moshën 6-vjeçare, transmeton Klankosova.tv.

Arrestimi i tij erdhi pasi pedofili i dyshuar ishte dënuar edhe më parë për joshje të të miturve dhe pjesëtarët e Sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd e ndoqën atë.

Siç raporton “Blic”, dyshohet se i arrestuari i incizonte veprimet e tij me të bijën e tij minorene duke bërë seks, teksa ato pamje ua dërgonte të tjerëve përmes mesazheve në rrjete sociale.

Ai publikonte shpesh foto me vajzën e tij në rrjetet sociale.

Aktualisht ndodhet në burg në Beograd. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.