Serbët vendosen në rrugë, ndërpriten punimet për ndërtimin e stacionit policor në Dren të Leposaviqit (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 02.02.2023 20:08 nga Besnik Tahiri 02.02.2023 20:08 Me dhjetëra serbë, banorë të fshatrave Dren, Leshak e Zaselje të Leposaviqit, të enjten u vendosën në të dy anët e rrugës magjistrale Mitrovicë-Leposaviq tek pika kufitare në Jarinjë. Protesta u bë qysh nga e mërkura kur nisi jetësimi i planit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për planin për ndërtimin e stacionit kushtuar policisë kufitare, në këtë zonë malore të komunës më veriore të republikës. “Dje në mëngjes nisën punimet dhe s’kishte ndonjë problem. Ndërsa sot punëtorët të cilët duhet të jenë këtu për të vazhduar punimet nuk janë. Kemi pranuar mbrëmë informacionin që nuk do të ketë punime sot gjatë ditës dhe po ashtu i kemi informuar banorët dhe njerëzit të cilët janë duke protestuar”, tha nga vendi i ngjarjes Veton Elshani nga Policia e Kosovës. Më 16 janar ekzekutivi miratoi vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik, zonat Kadastrale Dren dhe Leshak të Leposaviqit, njofton Klan Kosova. Sipas vendimit në fjalë është e nevojshme që të iniciohen e kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar. “Po protestojmë për shkak se pushteti në Prishtinë po e bëjnë një bazë policore. Ajo po bëhet aty afër nesh. Nuk është mirë ta kemi aty pranë shtëpisë. Ku po bëhet ajo ne i kemi pronat, malin. Ne kemi bërë ankesë për shkak se kjo po bëhet në pronat tona”, thotë Vladan Jokoviq, protestues. “Ne që jemi rritur e jetojmë këtu jemi kundër. Çka duhet ajo bazë këtu, për çka. Si do të ishte që unë me ushtri e polici të shkoj e të ndërtoj bazë në Prizren a Ferizaj. Si do të ishte kjo? Ne askënd s’e prekim apo cenojmë. Vetëm duam të jetojmë në paqe e harmoni. Nëse është bazë për polici kufitare le të shkojë e të bëhet nëpër kufij e jo në mes të komunës”, theksoi Jovan Milovanoviq,banor i fshatit Dren. Në emër të ankesave që i kanë për procesin e shpronësimit, banorët protestues nëpërmjet avokatit Nebojsha Vlajiq, të premten do dorëzojnë padi në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months