17:35, 20 Maj 2019

Futbollistët e klubit “Lugina” janë sulmuar fizikisht nga tifozët e klubit serb Levosoja.

Ky sulm ishte i përgatitur mirë, dhe me paramendim.

Siç njofton Bujanovci.net, incidenti kishte qëllim të ndalte fitoren e klubit shqiptar.

Klubi futbollistik Lugina qe disa vite ka një sukses në Luginën e Preshevës.

“Duke ditur cilësinë e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinëzare”.

Përveç kësaj një arsye për sulmin e lojtarëve ishte edhe kombësia shqiptare.

“Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare”.

Zyrtarët e klubit “Lugina” ju bëjnë thirrje organeve të Drejtësisë, organeve Komunale dhe mediave që këtë rastë tinëzar në dëme të vetmit klub shqiptar ta shqyrtojnë në organ më të larta.

Në fund Kryesia e Klubit thekson se nuk ka siguri për të zhvilluar ndeshje tutje.

Konkurs Pune

Lexo më shumë