Serbët s’ndalen, edhe një barrikadë tjetër në veri (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbët s’ndalen, edhe një barrikadë tjetër në veri (VIDEO)

NULL NULL
nga Valdrin Ibishi 17.12.2022 20:25

Policia e Kosovës është stacionuar në tri lokacione në lagjen Berxhane në Mitrovicën e Veriut.

Por, Policia e Kosovës nuk mundet të shkoi tutje, pasi rreth dy kilometër më lartë është krijuar një barrikadë e re.

Ajo është vendosur në lokacionin e quajtur Zveçani i Ri e bërë të premten mbrëma.

“Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas organeve të rendit, bllokimi i rrugëve alternative po vazhdon të cenoj lirinë e lëvizjes për në dy pikat kufitare të Jarinjës e atë në Bërnjak.

Ndërsa, në Mitrovicën e Jugut, qytetarët thonë se nga rrethanat aktuale, zor që dalin andej urës së Ibrit.

Barrikadat e para nisën të vendosën të shtunën e javës së kaluar.