Serbët i gjejnë "behane" edhe Rizzolit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbët i gjejnë “behane” edhe Rizzolit

NULL NULL
06/10/2015
Serbët asesi nuk po mund të ndahen nga paragjykimet për skenarët e mundshëm kundër tyre në përballjen e së enjtes ndaj Shqipërisë.

Mediat serbe kanë shtuar edhe një skenar, në listën e atyre të deritanishmëve, se si mund të dëmtohet Serbia në përballjen e së enjtes me Shqipërinë.

Kombësia italiane e gjyqtarit të ndeshjes, Nicola Rizzoli dhe përzgjedhësit të Shqipërisë, Gianni De Biasi është konstrukti i ri dëmtues për Serbinë, sipas tyre.

Ato shkruajnë se “Rizzoli do të gjejë mënyrën që brenda 90 minutave ta ndihmojë skuadrën e bashkëkombasit të tij, De Biasi”.

Gjyqtari italian është një nga më të mirët dhe të respektuarit në botë. Ndër të tjera Rizzoli ka ndarë drejtësinë në finalen e Kupës së Botës në Gjermani dhe atë të Ligës së Kampionëve të para dy viteve.