Serbët edhe sot protestojnë në veri NULL NULL 01.06.2023 07:45 01.06.2023 07:45 KFOR Në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, do të vazhdojë protesta e serbëve. Gjatë së mërkures situata ishte kryesisht e qetë, derisa nuk kanë munguar sulmet ndaj gazetarëve të cilët po raportonin nga atje. Sulm pati edhe ndaj policisë, ku pati edhe dëmtim të veturave të tyre, e po ashtu gjatë ditës së djeshme u lëndua edhe një zyrtar policor. Protestat e serbëve kanë nisur nga e premtja e 26 majit, ku kryetarët e zgjedhur kishin mësyer që të hynin në zyrat e tyre për t’ia filluar punës. Por, kjo ka qenë e pamundur për shkak se një numër serbëve u mblodhën tek objektet komunale, për t’i penguar ata. Situata më e rëndë u paraqit të hënën ku pati përleshje mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it. Si pasojë 30 ushtarë u lënduan, tre prej të cilëve u plagosën me armë zjarri. Dy protestues serbë u arrestuan, derisa për ta gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë po kujdesen KFOR-i dhe policia e Kosovës./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi nga tubimi përmbyllës i PDK-së: Bedri Hamza është gati për ta bërë Kosovën "Më Mirë" 7 minuta më parë
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 3 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 3 orë më parë