Sepp Blatter “viktimë e konspiracioneve” NULL NULL 6 years më parë 6 years më parë I rizgjedhur rishtazi si i pari i FIFA-së, Sepp Blatter është “viktimë e konspiracionit”, që është zhvilluar prapa shpinës së tij. Kështu ka thënë për BBC vajza e Sepp-it, Corinne Blatter. “Askush nuk është pa faj në tërë këtë që po ndodhë, por ai (Sepp Blatter), nuk është personi që po merr para”, ka thënë Corinne Blatter. Në krizën e fundit të aferave korruptive që e kanë kapluar shtëpinë e futbollit, Blatter nuk është akuzuar në mënyrë direkte, por atij po i kërkohet që të jap dorëheqje, duke plotësuar kështu një obligim moral, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Corinne Blatter e pyetur nëse ka dyshime se kush po i ndërton “kurthe prapa shpine” babait të sajë ajo nuk ka dhënë pista dyshimi. “Nuk do të thosha se po bëhet nga amerikanët apo anglezët, por është shumë e sigurt se ca njerëz po punojnë në prapaskenë, pa asnjë dyshim”.