Senatori demokrat Schumer, kundër marrëveshjes me Iranin NULL NULL 07.08.2015 09:35 07.08.2015 09:35 Senatori i Nju Jorkut, numri tre i Senatit demokrat dhe ligjvënësi hebre më me ndikim në Kongres, Chuck Schumer përmes një deklarate të publikuar online, gjatë kohës kur po mbahej debati mes republikanëve, ka njoftuar se do të kundërshtojë marrëveshjen me Iranin. “Unë do të votoj kundër marrëveshjes, jo sepse dua që të ketë luftë dhe as për të sfiduar rrugën e diplomacisë, por sepse besoj se Irani nuk do të ndryshojë. Kjo marrëveshje bën që Irani të përfitojë dyfish; t’i hiqen sanksionet si dhe të ruajë fuqinë e saj bërthamore dhe jo-bërthamore”, ka shkruar Schumer. Vendimi për t’i dalë kundër marrëveshjes, është një goditje për Presidentin Barack Obama, i cili kishte shpenzuar kohë dhe energji për të bindur Senatin demokrat për të votuar “pro” dhe për pak dukej se ia kishte arritur qëllimit. Ditë më parë, në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Uashingtonit, Obama tha se marrëveshja është mbështetur publikisht nga çdo vend i botës, përveç Izraelit. Ai po ashtu u ka bërë të ditur udhëheqësve hebrenj të Amerikës se, do të ishte diçka e ngjashme me rënien e raketave mbi Tel Aviv, një refuzim dhe bllokim i marrëveshjes së re bërthamore me Iranin, i cili do të shoqërohej me veprime ushtarake./TCh *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Camaj: Me rastin e fundit kemi mësuar se Serbia ka qenë dhe do të jetë "mollë sherri" (VIDEO) 30/09/2023
Kosova Policia pa shtesa të rrezikshmërisë dhe sigurim shëndetësor, Zeqiri: Është momenti për t’i hapur sytë qeveritarët (VIDEO) 29/09/2023
Kosova Rama i bashkohet thirrjes së ShBA-së për shtensionim në kufirin Kosovë – Serbi: Liderët e dy vendeve të veprojnë me maturi 29/09/2023