Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Senatorët amerikanë votojnë kundër ndalimit 10 vjeçar për rregullim të IA

NULL NULL
01.07.2025 17:27

Senatorët amerikanë kanë votuar kundër ndalimit 10-vjeçar për rregullimin e inteligjencës artificiale në nivel shtetëror.

Senati i SHBA-së votoi të martën me 99 vota pro dhe 1 kundër për të hequr dispozitën nga projektligji i madh i presidentit Donald Trump për lehtësimet tatimore që do të kishte ndaluar çdo rregullore të inteligjencës artificiale për 10 vjet në nivel shtetëror.

Sipas propozimit fillestar, shtetet që dëshironin investime federale në IA do të duhej të “ndërprisnin çdo zbatim të çdo kufizimi shtetëror, siç specifikohet, në lidhje me modelet e IA, sistemet e IA-së ose sistemet e vendimmarrjes së automatizuar” për një dekadë.

Republikanët u përpoqën ta ruanin dispozitën duke e ulur rregullimin nga 10 në pesë vjet, por kjo u braktis më vonë kur senatorët republikanë Edëard Markey, Maria Cantëell dhe Marsha Blackburn paraqitën një mocion për të rrëzuar të gjithë propozimin, shkruan Euroneës.com, transmeton Klankosova.tv

Google i këshilloi ligjvënësit të “parandalojnë një mozaik kaotik rregullash në nivel shtetëror mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale në kufijtë e vendit”, duke u përqendruar në rregulloret ekzistuese që janë tashmë në fuqi.

Në dokumentin e paraqitur, Meta citoi zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance, i cili deklaroi “rregullimi i tepërt i sektorit të inteligjencës artificiale mund ta shkatërrojë një industri transformuese, pikërisht në momentin e saj të ngritjes”. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.