Senatorë nga SHBA-ja i bëjnë vizitë FSK-së NULL NULL 18.02.2019 10:18 18.02.2019 10:18 Në ditën e festës së Pavbarësisë, Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama është pritur një delegacion i senatorëve të Shatetve të Bashkuara të Amerikës. “Në takim komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama i njoftoi senatorët, për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe në veçanti për Programin e Partneritetit Shtetëror me IOWA-në, bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Klan Kosova. “Po ashtu gjeneral Rama i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me mision të ri – mision ushtarak, në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate”. Kryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-ja, senatori James M. Inhofe ndër të tjera është shprehur: “Jam i nderuar ta udhëheqi delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit rus në rajon”. Delegacioni ka qenë i kryesuar kryesuar nga senatori James M. Inhofe – Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i cili shoqërohej edhe nga senatorët: Michel B. Enzi, John N. Boozman, Marion Round dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë