Senati i SHBA-ve miraton projektligjin për të shmangur mbylljen e qeverisë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Senati i SHBA-ve miraton projektligjin për të shmangur mbylljen e qeverisë

NULL NULL
03/12/2021

Senati i SHBA-së i kontrolluar nga demokratët miratoi të enjten një projekt-ligj për të financuar qeverinë deri në mes të shkurtit, duke shmangur rrezikun e një mbylljeje. Vendimi u morr pasiqë u kapërcye përpjekja nga disa republikanë, për të vonuar votimin në një protestë kundër vaksinimit.

Votimi e lë financimin e qeverisë në nivelet aktuale deri më 18 shkurt dhe i jep presidentit, Joe Biden, mjaft kohë për ta nënshkruar masën përpara se financimi të mbarojë në mesnatën e së premtes. Senati veproi vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën, me një votim 221-212, me mbështetjen e vetëm një republikani.

Votimi përfundoi pezullimin me javë të tëra të asaj se Uashingtoni mund të përballet me një mbyllje të qeverisë në një kohë kur zyrtarët shqetësohen se varianti potencialisht i rrezikshëm Omicron i COVID-19, mund të zërë vend në Shtetet e Bashkuara pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.

Një mbyllje e tillë mund të kishte detyruar pushimin nga puna të një pjese të personelit mjekësor dhe kërkimor të qeverisë amerikane, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Senatorët republikanë Mike Lee, Ted Cruz dhe Roger Marshall kishin ngritur më parë mundësinë që qeveria të mund të mbyllej pjesërisht gjatë fundjavës, ndërsa Senati lëviz ngadalë drejt miratimit përfundimtar.

Një mbyllje e pjesshme e qeverisë do të kishte krijuar një siklet politik për të dyja palët, por veçanërisht për demokratët e Biden, të cilët kontrollojnë ngushtë të dy dhomat e Kongresit.