Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sëmundjet e meningitit në Shqipëri, mjekët: Vetëm një rast i prekur, nuk ka vend për panik

NULL NULL
15.01.2020 16:47

Jo çdo person që preket nga meningiti ka pasoja fatale për jetën. Pas një rasti të konfirmuar dhe një tjetri të dyshuar me këtë sëmundje, mjekët qetësojnë popullatën.

Shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo tregon për A2 se jemi në një situatë të zakonshme të meningitit, ndërsa gripi po shënon rritje të të prekurve.

“Gjatë 12 muajve të vitit kemi pasur raste meningitis. Jo çdo person që preket nga meningiti humb jetën. Meningiti bacterial hyn në infeksionet që ka vdekshmërinë shumë të lartë”, thotë Çomo.

Bakteri që shkakton meningitin merret nga personat mbartës përmes pështymës dhe ajrit. Askush nuk është i mbrojtur, por gjithçka varet nga imuniteti. Në lidhje me meningitin, infeksionistja Çomo nuk rekomandon vaksinimin në këtë situatë: “Nëse shqiptarët shkojnë në vende ku sëmundja është shumë e përhapur, janë të detyruar që ta bëjnë vaksinën. Por, në një vend si Shqipëria, ku kemi shumë pak të prekur, nuk mund të vaksinohet e gjithë popullata”.

Në kohën kur gripi po shton numrin e të prekurve dhe shenjat e tij fillimisht janë të ngjashme me meningitin, mjekët i bëjnë apel popullatës që për çdo shqetësim t’i drejtohen mjekut të familjes.

Këtë periudhë, edhe vendet e tjera të Europës kanë raportuar raste me meningit, por Italia aktualisht ka numrin më të lartë të të prekurve nga infeksionet e meningokokut./A2/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.