Semaforët në Pejë mbesin "suvenirë", rrezikohen këmbësorët (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Semaforët në Pejë mbesin “suvenirë”, rrezikohen këmbësorët (VIDEO)

NULL NULL
nga Kiks Kosova 05.04.2023 23:03
semaforet Peje

Në qytetin e Pejës duket se semaforët nuk janë të nevojshëm për rregullimin e komunikacionit, por vetëm zënë vend si objekte në krye të rrugës.

Kjo meqë ka kohë që semaforët në qendër të qytetit të Pejës dhe ata në dalje të qytetit nuk funksionojnë.

Përderisa kjo formë e sinjalistikës rrugore bëhet për rregullimin e komunikacionit në rrugët me më shumë shirita apo edhe për cdo shirit veç e veç, pejanët kanë gjetur zgjidhjen e tyre në heshtje.

Pa semaforë. Në rast të përdorimit të rregullave të komunikacionit, futet në funksion rregulli i krahut të djathtë. Por, si realisht merren vesh qytetarët për përparësinë e kalimit në ato pjesë të qytetit?

Në rrezikshmëri të lartë janë të gjithë ata qytetarë që provojnë të kalojnë rrugën. Në mungesë të semaforëve, pejanët mbesin në mëshirën e automjeteve për përparësi kalimi.

Në një intervistë për Kiks Kosovën, Agron Nikçi, drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike, ka thënë se një ndër arsyet kryesore të mosfunksionimit të semaforëve është kostoja e lartë e mirëmbajtjes rreth 5 mijë euro në vit.

Tutje Nikçi thotë se komuna nuk e ka ndonjë plan për funksionalizimin e tyre, por se komuna do të vendosë policë pllato që të mos rrezikohen qytetarët nga veturat.

Ndërsa për semaforët në dalje të Pejës, Nikçi thotë se është përgjegjësi e Ministrisë së  Infrastrukturës.