Selimi: Programi i Dautit për Prishtinën është "bottom-up" e shtëpi për shtëpi

Selimi: Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” e shtëpi për shtëpi

NULL NULL
4 weeks më parë

Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se programi i bashkëpartiakut të tij në AAK, Daut Haradinaj për kreun e Prishtinës është “bottom-up” apo siç e ka quajtur ai “prej poshtë, lart, shtëpi për shtëpi e mahall për mahall”.

Sipas Selimit, qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë.

“Nuk kemi nevojë për fasadë as performaca. Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit. Dao është zani jem”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook.