Selimi: Nuk ka kushte për normalizimin e rrethanave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selimi: Nuk ka kushte për normalizimin e rrethanave

NULL NULL
15/10/2015

Në një deklarim për media, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është shprehur se opozita nuk do të dorëzohet.

“Derisa të thehet prapa Zajednica, ne nuk do të kthehemi prapa”.

“Nuk ka kushte për normalizimin e rrethanave”.

Ai është shprehur se përderisa gjendja e Kosovës të jetë e tillë, atëherë kthimi në normalitet nuk është i mundur.

“Protesta po vazhdon sepse nuk ka kushte që të vazhdohet me seanca normale”.

“Qeveria e shtetit e ka krijuar këtë situatë jonormale e të pazakontë, e ne nuk kemi si të sillemi normal”.