Selimi: Kuvendi po ruhet me Forca Speciale - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selimi: Kuvendi po ruhet me Forca Speciale

NULL NULL
05/09/2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se do të vazhdojnë të këmbëngulin se kanë të drejtë të kërkojnë llogari rreth çështjeve për  marrëveshjet që Kosova pret t’i realizojë në raport me Serbinë.

Ai për Klan Kosova ka thënë se janë duke pritur që në vazhdim si Vetëvendosje të marrin masa për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve, njofton Klan Kosova.

”Sërish jemi në pritje të vazhdimit të seancës, e cila seancë e grabiti seancën e opozitës e thirrur dje për në ora 10.00”.

”Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në atë që është e jona. Sepse opozitës po i mohohet ushtrimi i së drejtës. Por, një gjë është risi ndoshta dhe jo e pazakonshme në Kuvend, serish rreth Kuvendit, Forca Speciale”.

”Krejt kjo që po ndodhë tani është grabitje në mënyrë klandestine e së drejtës së opozitës. Ka vjeshta e ngrohtë po shkojmë”.