Selimi: Do t`i marrim 2/3 e votave për UNESCO - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selimi: Do t`i marrim 2/3 e votave për UNESCO

NULL NULL
14/10/2015

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka deklaruar se Kosova është duke e zhvilluar një betejë të vështirë për anëtarësimin në UNESCO.

Ai ka theksuar për ‘Epokën e re’ se kanë qenë të vetëdijshëm se disa shtete do ta kundërshtojnë Kosovën në këtë rrugë, por ka shtuar se për këtë arsye po i pajisin aleatët me kundërargumente.

Selimi ka thënë më tutje se Kosova ka shpresa të fuqishme se do të arrijë t’i marrë 2/3 e votave që janë të nevojshme për anëtarësim në UNESCO.