Selim Selimi thotë se pushteti e shkarkoi Rrahman Ramën NULL NULL 30.11.2021 15:04 30.11.2021 15:04 Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, po e cilëson shkarkim, dorëheqjen e Rrahman Ramës nga detyra e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu shkruan ai përmes një reagimi në Twitter, derisa shfaq akuza ndaj pushtetit për lirimin nga detyra të Ramës, njofton Klankosova.tv. Me Gjeneral Ramën kemi punuar bashkë në shumë projekte nacionale. Është patriot i vërtetë. Ka sjellë FSK në këtë piedestal. Puna e tij është historike. Zëvendësimi i tij është Jashar andaj nuk mundem të komentoj. Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar. — Selim Selimi (@selim_selimi) November 30, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë