Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Selia e AKS-së, Graçanica e Leposaviqi: Jo Mitrovica (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 15.11.2023 20:55
veriu

Kurdo që të jetësohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ky mekanizëm në Kosovë do ta ketë edhe selinë e tij. Deri tashti Mitrovica përmendet e është projeksionuar si vendi ku do ta ketë qendrën AKS-ja.

Por një veteran i politikës së komunitetit serb në republikën kosovare, thotë se për shumicën e serbëve të këtushëm, kjo do të jetë e papranueshme.

“Së pari kjo është baza. Sepse rreth 75% e serbëve në Kosovë jetojnë në jug të Ibrit. Dhe imagjinojeni tani po impononi të gjitha. Në fakt në këto 11 vjetët e fundit neve në jug të Ibrit të gjitha na imponohen nga Mitrovica dhe askush nuk na pyet asgjë”, tha ish-ministri i parë i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Sllavisha Petkoviq.

Petkoviq shton se ekziston mundësia që ndonjë komunë të dalë nga Asociacioni, pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja për pushtet lokal.

“Nëse imponohet dhe shkohet deri në fund dhe që ajo që sido që të quhet Bashkësi, Asociacion, do ta ketë selinë në Mitrovicë, rrezikohet që në zgjedhjet e ardhshme ndonjë komunë në jug të Ibrit do të dalë nga ai Asociacion. Sepse kjo do ndodhte për atë se gjithçka po centralizohet në veri. Pse? Pse është ky veriu kaq i rëndësishëm”, theksoi ai.

Politikanë tjerë, si puna e kryetarit të Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS) Aleksandar Jabllanoviq, ka dalë me propozim që qendra e AKS-së të jetë Leposaviqi. Duke pretenduar se komuna më veriore është me e madhja me territor, dhe më e populluara me përqindje nga komuniteti serb. Ndryshe, Jabllanoviqi këtë të mërkurë zhvilloi takim në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.