12:40, 10 Gusht 2018

Justin Bieber zyrtarisht i dha fund mundësisë së bashkimit me Selena Gomez kur u fejua me modelen Hailey Baldwin.

Përderisa këngëtarja 26 vjeçare po e shijon jetën si beqare, duket se nuk e ka harruar tërësisht Justin.

“Selena është tejet e zënë pune dhe është e lumtur, megjithatë ka momente kur i mungon Justin. Bëhet fjalë për dikë që e ka dashur me vite të tera dhe natyrisht që ka emocione. Megjithatë kjo nuk nënkupton që ka gjasë për ndonjë ribashkim” ka thënë një burim i afërt me bukuroshen për Hollywood Life.

 

Justin dhe Hailey ishin në lidhje për një kohë të shkurtër para se këngëtari t’i propozonte në Bahamas, muaj më parë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë