Lajmet e fundit

Përzgjedhësi i kombëtares së Austrisë, Ralf Rangnick, ka folur me tone tejet vlerësuese për Kosovën përpara ndeshjes së tyre në Nations League, duke e cilësuar sfidën si një provë mjaft të ndërlikuar për skuadrën e tij, ndërsa ka lënë enigmë zgjedhjen e portierit titullar.
Austria e nisi rrugëtimin në Nations League me një fitore 3-1 kundër Izraelit, pas këtij suksesi, austriakët synojnë të vazhdojnë serinë pozitive të dielën nga ora 18:00 në stadiumin e stërmbushur “Ernst Happel” në Vjenë, pikërisht përballë Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Ata janë të mirë, pres që kjo ndeshje të jetë më e vështirë sesa ajo kundër Izraelit. Ndeshja e tyre ndaj Irlandës (1-0) mund të kishte përfunduar me rezultat edhe më të thellë,” u shpreh tekniku gjerman rreth Kosovës.
Janë shumë të disiplinuar dhe kompaktë taktikisht, do të kërkojnë shumë prej nesh. Lënë shumë pak hapësira,” theksoi Rangnick, duke zbuluar synimin e austriakëve.
Fitorja e synuar do të kërkohet pa kapitenin e ri të Austrisë, Michael Gregoritsch i cili pësoi një lëndim në kyçin e këmbës ndaj Izraelit dhe ndonëse pa ndonjë dëmtim madhor, pritet të ulet në bankinë.
“Duhet të presim e të shohim sot dhe nesër. Nuk ka asgjë të thyer, por vendimin përfundimtar e marrim nesër,” tha trajneri austriak.
Kujtojmë që ndeshja Austri-Kosovë, do të zhvillohet të dielën në ora 18:00, ndërsa do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion.