Selakoviq ua ngreh veshët veriorëve NULL NULL 22/05/2015 22/05/2015 Ministri i Drejtesisë së Serbisë, Nikola Selakoviq, do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Mitrovicën e Veriut. Me këtë rast, ai , do të takojë pjesëtarët e sistemit paralel të drejtësisë serbe në veri të Kosovës. Siç, njoftojnë mediat serbe e transmeton Klan Kosova në atë pjesë të vendit, ministri i drejtësisë nga Beogradi do të bëj presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve serb. Sipas mediave serbe kjo trysni do të bëhet për shkak të hezimit të këtyre të fundit që të konkurojnë në pozita të hapura për gjyqtarë e prokurorë në Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore të Mitrovicës pas marrëveshjes për sistemin e drejtësisë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 9 shkurt. Ky takim mbahet tri ditë para përfundimit të afatit për aplikim, për pjestarët e sistemit të drejtësisë në veri.
Kosova Abdixhiku, qeverisë: Rryma nuk ruhet në frigorifer, por ajo blihet sot për nesër gjithandej në Evropë 20 minuta më parë
Kosova Informatori që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty, është nga Kosova, thotë një hetim i mediumit zviceran 33 minuta më parë