Sekuestrohen tri armë në Prizren NULL NULL 20.03.2018 09:18 20.03.2018 09:18 Policia e Kosovës raporton se më 14 mars një qytetar nga fshati Caparc dyshohet ta ketë kanos një bashkëvendës të tij. Në lidhje me këtë rast, dje, me kërkesë të prokurorisë së shtetit e me urdhëresë të gjykatës themelore është bastisur shtëpia e të dyshuarit. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri armë: një kallashnikov me numër serik 033669-86, një pistoletë “Bereta” me numër serik V33325, një pistoletë “SIG SAUER” me numër serik U523983 dhe 199 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Pas intervistës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë